Në kulmin e sezonit turistik, protestat që po zhvillohen në vend vijojnë të ngjallin diskutime mbi ndikimin e tyre në industrinë e turizmit. Edhe pse deri tani nuk raportohen pasoja të ndjeshme në numrin e vizitorëve apo në prenotime, operatorët turistikë në Sarandë vlerësojnë se protesta të tilla nuk i shërbejnë imazhit të vendit në një periudhë kur Shqipëria synon të tërheqë sa më shumë turistë.