Gjykata Supreme e Bangladeshit ka anuluar të dielën shumicën e kuotave për vende të punës në institucione qeveritare, mirëpo nuk ka plotësuar tërësisht kërkesat e studentëve, të cilët kanë mbajtur protesta vdekjeprurëse në ditët e fundit. Autoritetet kanë raportuar se 151 persona kanë vdekur si pasojë e përleshjes së studentëve me forca të sigurisë.