Top Channel/ Protesta si festival/ Në Nish të Serbisë, protestat kundër Vuçiçit marrin formë tjetër
01/03/2025 21:48

Dhjetëra mijëra njerëz u bashkuan me studentët protestues të shtunën në Serbi, në një tubim kundër padrejtësisë dhe korrupsionit. Studentët e universiteteve po mbajnë protesta mbarëkombëtare që nga shembja fatale e çatisë së një stacioni të trenit në muajin nëntor që vrau 15 njerëz dhe për të cilën kritikët fajësojnë korrupsionin qeveritar. Studentët thanë në një deklaratë se “duan institucione që punojnë në interes të të gjithë neve dhe jo në dëmin tonë dhe një sistem që vlerëson dijen dhe punën dhe jo bindjen dhe heshtjen”. Protestuesit nga i gjithë vendi u mblodhën në Nish, për të marrë pjesë në tubimin e së shtunës në stilin e një festivali. Studentët thanë se ngjarja, gjatë së cilës do të miratohet simbolikisht një dekret, është "një thirrje zgjimi për të kaluar nga apatia në veprim, nga heshtja në një luftë të zhurmshme për një të ardhme më të mirë dhe zotim për të mos hequr dorë kurrë”! Kryeministri Milosh Vuçeviç me herët dha dorëheqjen për shkak të protestave dhe ka mohuar përfshirjen në korrupsion, ndërsa prokurorët kanë akuzuar 13 persona në lidhje me shembjen e çatisë së stacionit të trenit. Por këto veprime nuk u dhanë fund protestave.

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34