Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike ishte kryefjalë edhe në protestën e 59 në kryeqytet. Protestuesit e bulevardit nuk i zmbraps “Besa” e kryeministrit Rama, por vetëm dorëheqja e tij. Nga sheshi pati dhe thirrje nga organizatorët për të hyrë në Kryeministri. Pas fjalimeve, protestuesit marshuan nëpër kryeqytet. Me flamujt kuqezi në duar dhe thirrjet në kor për rrëzimin e politikës.