Protestuesit nuk ja japin besën kryeministrit Edi Rama. Reflektimet e tij dhe thirrja për aleancë me flamingot nuk pranohen nga protestuesit. Ata vijojnë me kërkesën e tyre. Dorëheqja e kryeministrit dhe zgjedhjet e parakohshme nuk mjaftojnë për protestuesit. Por në ditën që kryeministri Edi Rama bëri publik qëndrimin e tij më të butë ndaj protestës, kjo e fundit u shoqërua me tensione në shesh. Përveç thirrjeve për dorëheqje, në bulevard pati edhe shqetësim për shitje të protestës. Organizatorët iu kërkuan protestuesve të mos reagojnë ndaj provokimeve.