Protesta e bulevardit nuk pranon asnjë kryetar dhe asnjë grupim tjetër, përveç atyre në shesh. Në ditën e 91, organizatorët iu përgjigjën konspiracionistit Alfred Cako, që shprehu gatishmërinë për të marrë drejtimin e protestës. 91 ditë në shesh dhe protestuesit nuk largohen. Ata janë të bindur ta vijojnë qëndresën dhe shtatori, sipas tyre, do shtojë numrat në bulevard. Mesazhi i protestës vazhdon të jetë i njëjti: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe klasës së vjetër politike. Në tre muaj, vijon i njëjti skenar, fjalime para Kryeministrisë dhe marshim në rrugët e kryeqytetit.