Mbështetësit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Protesta pritet të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe synon të shprehë solidaritetin me të akuzuarit në Hagë, duke theksuar rolin e UÇK-së në luftën për liri dhe pavarësi.