Tirana është kthyer kuqezi, me qindra protestues që janë mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që mbahen në qeli në Hagë. Në protestë mbajti fjalim ish-Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, i cili i cilësoi luftëtarët e UÇK-së si të drejtë dhe guximtarë.