Top Channel/ Protesta për gjyqet/ Gjykata e lartë ka një stok prej 28 mijë dosjesh
04/05/2023 19:49

Nën kuriozitetin e ndonjë qytetari që ndalon për të lexuar pankartat dhe të tjerëve që nxitojnë në rutinën e tyre, Eduard Velaj proteston krejt i vetëm në dyert e ministrisë së drejtësisë. Kërkesa e tij lidhet me gjyqësorin dhe këmbëngulja e të moshuarit është dorëheqja e institucioneve nga një rekurs në gjykatën e lartë. Një rekurs i tillë ka sjellë për Velajn një pritje të gjatë, dhe një drejtësi që ai nuk dëshiron që ta marrë pas vdekjes “Unë kam një vit e gjysëm që kam marrë vendimin e shkallës së parë, 540 ditë që kanë ikur nga jeta e koha ime, prandaj kam dalë këtu o zbato 60 ditëshin o hiq dorë nga rekursi, dy rrugë ka s’ka të tretë”- tha Eduard Velaj. Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar policia u njoftua për 1195 protesta, ku kryesojnë banorë të Bërxullës dhe të rrugës “5 maji” me protestat e tyre të vazhdueshme për pronën. Ndërsa në vend të tretë është shoqëria civile me reagimet dhe tubimet e saj veçanërisht pas krimeve dhe dhunës ndaj grave por gjithashtu shoqëria civile ka reaguar edhe me pritshmëritë e saj nga SPAK. Të tjerat dhe çfarë mbetet nga protesta janë reagime dhe tubime të politikës. “Më 8 maj mbush 60 ditë që rri këtu çdo ditë, vetëm të shtune dhe të dielë e bëj pushim se e bëjnë këta. Edhe nipi e mbesa ime më thonë se nuk fitoj gjë. Unë e kam vendosur do të rri këtu nuk do të luaj, deri sa Ulsi Manja të më thotë u hoq rekursi ose po shqyrtohet dosja.”– tha Edmond Velaj. Pas paralajmërimeve të kësaj gjykate për heqjen dorë nga paditë e panevojshme, javën e kaluar avokatia e shtetit u gjobit për shkak të një rekursi të tillë që po mbante peng një efektiv policie të larguar pa të drejtë nga detyra. “Gjyqtari që ka marrë në dorë dosjen time po shqyrton rekurset e 2015, u bënë 6 vite”– tha Eduard Velaj. Në janar 2022 qeveria miratoi një udhëzim në të cilin institucionet shtetërore orientoheshin të dorëhiqeshin nga rekurset ku shteti kishte humbur betejën me qytetarin për çështjen e dëmshpërblimeve, njohja e vjetërsisë në punë, njohja e librezës dhe vërtetimet dhe pensionet. Megjithatë institucionet nuk kane hequr dorë nga inercia për tu ankuar në shkallët më të larta dhe për pasojë stoku vazhdon të mbetet shqetësues shqetësues. “Unë rri në blozë këtu, ata rrinë ngrohtë aty”- tha Eduard Velaj.

Vrau të birin prej mbesës, detaje të reja nga krimi në Gjilan
02/11 23:30
Arbër Hajdari i përgjigjet Veliajt: Nuk kam lidhje me histori politiko-penale
02/11 23:19
Rama: reflektuam për protestat, Sazani ende çështje e pambyllur
02/11 22:58
Top News- Protestë para Kryeministrisë/ Pjesëmarrësit më të pakët, studentët kthehen në auditorë
02/11 22:25
Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36