Top Channel/ Protesta për familjen Gushi, motrat e të ndjerës Silvanë rrëqethin me fjalët
29/06/2021 20:47

Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë të Patosit kanë dalë në protestë në sheshin Europa në Fier, për familjen Gushi dhe për të vendosur drejtësi. Familja Gushi, e përbërë nga katër anëtarë, nëna, babai dhe dy vajzat humbën jetën në mënyrë tragjike, pas një aksidenti që rezultoi fatal për ta. Në protestë, ishte edhe motra e të ndjerës Silvana Gushi, e cila teksa i kë dedikuar një poezi që e ka shkruar vetë, i bën thirrje të gjithë atyre që kërkojnë adrenalinë të shkojnë dhe ta mbysin atë në lumë apo det. “Unë jam mësuese dhe shikoj nxënësit mi që pa patenta bredhin rrugëve me shpejtësi të madhe dhe nënat i presin te pragu i derës, se nuk e dinë a do kthehen gjallë apo jo. Është një ditë, një jetë që nuk e kuptojmë se ku jetojmë dhe njerëz të pandërgjegjshëm që bredhin rrugëve thjeshtë për adrenalinë. Por nëse dëshirojnë adrenalinë detin, lumin e kanë aty të freskohen se vapë është, të freskohen jo të na marrin jetët. Zoti na ka dhënë një jetë për të jetuar dhe jo për të na marrë më qafë i ligu dhe njerëzit pa tru e pa mend. Kisha shumë fjalë por dhimbja na ka bllokuar. Kam një poezi që e kam bërë enkas për motrën time Silvanën dhe për fëmijët e saj, mbesat e mia dhe mbesat e hallës sime Fatbardhës që tani është fatzezë”, tha njëra nga motrat e Silvanës. Po ashtu edhe një tjetër motër e të ndjerës kërkon drejtësi për viktimat. “Dua drejtësi, nuk dua të vrasim dhe të presim, Nuk kemi fjalë ta përshkruajmë se çfarë dhimbje kemi. Ju lutem shteti të na ndihmojë të gjitha familjet në situata të tilla, të vendosë drejtësi dhe jo të ketë korrupsion”, u shpreh ajo.

Top Channel/ Kanceri i qafës së mitrës, rreth 10% e grave të depistuara rezultuan me HPV
19/11 12:25
Top Channel/ Dy të burgosur përleshen në burgun e Reçit, plagosen dhe marrin ndihmë mjekësore
19/11 12:22
Top Channel/Sulmohet me thikë dentistja,44-vjeçari hyri për të grabitur në klinikën dentare në Korçë
19/11 12:19
Top News – Ndotja e lumit Gjanica. Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë e naftës
19/11 12:19
Top Channel/ Projektligji për sponsorizimet miratohet te ‘Edukimi’, 6 vota pro asnjë kundër
19/11 12:16
Top News- Dy të arrestuar në Lezhë/ Abuzuan me të miturën me probleme të shëndetit mendor
19/11 12:13
Top News- Tregtoi fishekzjarrë kontrabandë/ Arrestohet në flagrancë 18-vjeçari
19/11 12:04
Top News – Kush i vodhi pensionet në Durrës!/ SPAK nis hetimet, dyshime për deputetë të përfshirë
19/11 12:04
Top News – Krahasimi me rajonin për vitin 2025. Ekonominë e rritën taksat dhe rrogat e administratës
19/11 12:02
Top Channel/ Projektligji për Donacionet dhe Sponsorizimet, Balla në komision me topin e futbollit
19/11 11:48
Top Channel/Shiste fishekzjarrë të kontrabanduara në dyqan e online, arrestohet 18-vjeçari në Durrës
19/11 11:23
Top Channel/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve
19/11 11:22
Top Channel/ Sulmoi stomatologen nën kërcënimin e thikës, arrestohet autori
19/11 11:20
Top News – Vota për buxhetin pas Asamblesë. Testi i numrave, fitoi disiplina e kërkuar nga Edi Rama
19/11 11:20
Top News- Tentoi të vidhte klinikën dentare/ Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari, kanosi pronaren
19/11 10:55
Top News- Pas 14 orësh seancë maratonë/ Kuvendi miraton me 80 vota projektbuxhetin e vitit 2027
19/11 10:54
Top Channel/ Drogë në berberhane, thika në servis, arrestohet 44-vjeçari në Kuçovë
19/11 10:28
Top News-Policia e arrestoi, gjykata e liron/I dyshuari për atentat në Lezhë lihet në arrest shtëpie
19/11 10:27
Top Channel/ Deputeti Haxhinasto në Parlament: Buxheti pa vizion, nuk bind shqiptarët të kthehen
18/11 22:58
Top Channel/ Deputeti Mazniku:Buxheti i 2027 i pari që prek tavanin e 10 miliardë euro
18/11 22:39