Banorët e prekur nga projekti TID në qendrën historike të Durrësit kanë protestuar sërish këtë të martë para bashkisë, kundër zbatimit të këtij projekti që sipas tyre kërkon t'u prishë banesat e bizneset pa të drejtë, në emër të zhvillimit të zonës. Banorët kërkuan nga Këshilli Bashkiak i Durrësit nisjen e një hetimi për projektin dhe pasojat e tij.