Top Channel/ Protesta pas arrestimit të ish-kryeministri pakistanez, mijëra persona në pranga
10/05/2023 18:26

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është shpallur i pafajshëm pas akuzave për korrupsion një ditë pas arrestimit të tij që shkaktoi protesta të dhunshme kombëtare. Deri më tani janë arrestuar 1000 persona, ndërsa tetë qytetarë kanë ndërruar jetë. Khan u paraqit në gjykatë me masa të rrepta sigurie, për të pritur përfundimin e hetimeve, që shkaktuan shumë trazira. Arrestimi i ish-liderit shtoi tensionet mes mbështetësve dhe ushtrisë në një periudhë krize ekonomike. Dhjetëra oficerë sigurie larguan nag ambientet e gjykatës disa persona që u munduan të shkaktonin problem, gjatë kohës që zhvillohej seanca. Mbështetësit e tij argumentojnë se qeveria aktuale dëshiron ta ndalojë atë të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në tetor. Që pas paraqitjes së padisë, se shiti në mënyrë të paligjshme dhuratat shtetërore gjatë mandatit si kryeministër, ai I ka mohuar vazhdimisht akuzat. Për muaj të tërë ish-kryeminstri i ishte shmangur arrestimit, me përkrahësit e tij që bënin beteja të forta me policinë për ta mbajtur atë jashtë paraburgimit. Mbështetësit e Khan shkatërruan ambiente të ndryshme, ndërsa policia përdori kontejnerë transporti për të bllokuar rrugët për në vendin ku Imran Khan po dilte para një gjykatësi. Bombolat e gazit lotsjellës u hodhën drejt turmës menjëherë pasi ata filluan të mblidheshin. Khan u rrëzua prillin e kaluar, më pak se katër vjet në mandatin e tij si kryeministër. Në nëntor, ai u qëllua në këmbë ndërsa po bënte fushatë mes turmave në qytetin e Wazirabad. Pamjet: AFP

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20