Top Channel/ Protesta para zyrës së Ramës, forcat e policisë mbrapa Kryeministrisë
20/06/2026 20:19
Dita e 21-të e protestës kundër qeverisë është shoqëruar me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga diaspora. Qindra emigrantë kanë mbërritur në Tiranë me automjetet e tyre, duke marshuar në rrugët e kryeqytetit dhe duke iu bashkuar tubimit.