Ndryshe nga grumbullimi i paradites para Kuvendit, në mbrëmje protestuesit vijuan si çdo natë, pa vezë, pa sulme dhe pa bllokim rrugësh, por vetëm me thirrjen për dorëheqjen e klasës politike. Protesta e 51 u mbizotërua nga thirrja për t’u bashkuar para Kuvendit të enjten e 23 korrikut, kur do të zhvillohet seanca e fundit parlamentare e këtij sesioni. Protestuesit shprehën sërish bindjen se nuk do të largohen nga bulevardi pa u plotësuar kërkesat e tyre.