Top Channel/ “Protesta nuk e dëmton integrimin”, ministri Hoxha sqaron para gazetarëve të BE
11/06/2026 19:53

Protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 12 ditësh kundër investimeve në zonat e mbrojtura nuk e pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, në një bashkëbisedim me gazetarët e Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisë shqiptare nuk i shpëtoi pyetjeve për situatën në kryeqytet. “Protestat tregojnë që ne kemi liri, pra që njerëzit mund të dalin në rrugë e të kërkojnë çfarë duan. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe negocimit në BE. Është e drejta e qytetarëve të protestojnë, ndërsa ne bëjmë punën tonë. Protestat janë pjesë e përditshmërisë, ka edhe në vendet e tjera. Në vendin tonë vetëm gjatë komunizmit nuk mund të protestonim”. Ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe ministri Hoxha u shpreh para gazetarëve të huaj se investimi 4 miliardë eurosh në Zvërnec do të bëhet. “Nuk kemi një projekt. Ka një punë që po bëhet për një projekt dhe unë besoj punën e qeverisë sime. Ne do ta bëjmë. Projekti do të bëhet nga arkitektët më të mirë brenda e jashtë vendit në këtë fushë. Ne do të vendosim ekuilibrin më të mirë të mundshëm e të duhur mbi zhvillimin dhe nevojën e mbrojtjes. Është projekt privat, në një zonë private, nga një zhvillues privat. Qeveria është për të siguruar që rregullat, zotimet ndërkombëtare, legjislacioni të zbatohen. Le të kemi durim të shohim çfarë do bëhet”. Fokusi kryesor i konferencës me gazetarët e Bashkimit Evropian ishte te procesi i integrimit, për të cilin ministri i Jashtëm tha se vendi po ecën me ritme të pashembullta dhe synon mbylljen e të gjithë kapitujve vitin e ardhshëm.

Top Channel/ Pesë vrasje që prej 9 korrikut, dy ekzekutime ende pa autorë, ministri Demo në Shkodër
06/10 11:31
Top Channel/ Zjarr në një biznes në Mat, flakët përfshijnë disa mjete të rënda
06/10 11:25
Top News – Epidemi vjedhjesh në Vlorë. Hajdutët shënjestrojnë lokale e banesat nëpër fshatra
06/10 10:49
Top Channel/ Masa ‘detyrim paraqitje’, Mirlinda Karçanaj paraqitet në Spak
06/10 10:02
Top Channel/ Alarm në Orikum e Dukat, seri vjedhjesh në banesa e biznese, banorët të terrorizuar
06/10 09:52
Top Channel/ Kamionçina humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit në Fier
06/10 09:33
Top Channel/ E bujshme, deputetin e fusin me forcë në Kuvend! Kaos në Kosovë, përplasje me policinë
05/10 23:51
Top Channel/ Aksident tragjik në Elbasan-Peqin, humb jetën në akisdent e moshuara
05/10 23:49
Top News- Vdes gruaja, plagosen shoferët! Përplasen makinat në aksin Peqin-Elbasan
05/10 22:45
Top News- Një viktimë e tre të plagosur, detaje nga aksidenti në aksin Peqin-Elbasan
05/10 22:31
Top News- 400 mijë lekë ryshfet/ SPAK në Elbasan, arrestohet administratori i inceneratorit
05/10 22:30
Top Channel/ Kaos në protestën në Kosovë, protestuesit i vendosin flakën koshave të mbeturinave
05/10 22:24
Top Channel/ Protesta në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës
05/10 22:23
Top Channel/ Agravohet situata e protestës në Kosovë, Ramush Haradinaj del të flasë me protestuesit
05/10 22:07
Top Channel/ Protesta në Kosovë, policia hedh ujin drejt protestuesve për shpërndarjen e tyre
05/10 21:59
Top Channel/ Agravohet protesta në Kosovë, protestuesit përplasen me policinë, arrestohet një person
05/10 21:58
Top Channel/ “Berisha, protesta është e jona”, protestuesit thirrje SPAK: Arresto të korruptuarit
05/10 21:51
Top Channel/ Protesta e thirrur nga Berisha, qytetari i përgjigjet: Largohu, nuk të duam
05/10 21:36
Top News- Skandal! Elisabeta Mataj vodhi pensionet, burri ‘gjobiste’ punëtorët, djali rreh policin
05/10 21:14
Top News- Protestuesit ngrenë në ajër deputetin, tentoi të largohej nga Kuvendi
05/10 20:57