Protesta në Tiranë vijon edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 79-të, ndërsa tubimi i sotëm vjen pas një incidenti mes vetë protestuesve gjatë ditës së djeshme. Protestuesit, të ndarë në dy grupe, janë përfshirë fillimisht në një përplasje verbale. Sot, si çdo ditë, protestuesit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.