Top Channel/ Protesta në SHBA pasi miratimit të projektligjit që ndalon TikTok, reagon ashpër Kina
13/03/2024 21:51

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një projektligj që mund të çojë në ndalimin e platformës TikTok, e krijuar nga një kompani kineze. Por ky projektligj nuk u prit pozitivisht nga të gjithë, teksa disa persona protestuan jashtë Shtëpisë së Bardhë. Me pankarta në duar që shkruanin se “TikTok na ka ndihmuar që të rrisim biznesin tonë”, ose “Na ka ndryshuar jetën”, ata shprehwn kundërshtinë për këtë projektligj. Ndërkohë Ministria e Jashtme e Kinës publikoi një sërë deklaratash në X, të cilat duket se janë një përgjigje ndaj votimit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA. “Kina nuk abuzon kurrë me kufizimet ndaj ndonjë vendi apo biznesi të caktuar. Kompanitë e huaja janë të mirëseardhura në tregun kinez me produktet dhe shërbimet e tyre, për sa kohë që respektojnë ligjet dhe dispozitat kineze”, thuhet në reagimin e Ministrisë. Kjo pasohet nga një postim ku thuhet: Kushdo që të bëhet president i SHBA-së, shpresojmë që SHBA-të të ndjekin parimet e respektit të ndërsjellë, të bashkëjetesës paqësore dhe të bashkëpunimit të favorshëm dhe të punojnë me Kinën në të njëjtin drejtim për rritjen e qëndrueshme, të shëndoshë dhe të qëndrueshme të marrëdhënieve Kinë-SHBA. Pekini ka kritikuar prej kohësh përpjekjet për të shtypur kompanitë kineze në SHBA nën sugjerimet se ato janë një kërcënim për sigurinë kombëtare, duke i quajtur lëvizje të tilla “konkurrencë të pandershme në treg”. Pamjet: AFP

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37