Top Channel/ Protesta në Durrës, banorët kundër projektit për qendrën historike
11/11/2025 19:37

Kjo e martë solli tension para Bashkisë së Durrësit, ku banorë të qendrës historike të qytetit dolën sërish në protestë kundër projektit për Transformimin e Integruar të Durrësit (TID). Sipas tyre, projekti që fillimisht parashikohej si restaurues, është shndërruar në një plan që parashikon prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre. Banorët kërkuan ndërhyrjen e Këshillit Bashkiak, duke theksuar se 74 familje ndodhen në një situatë kritike. “Ju na flisni për konsultime në 2021-2022, ndërsa ndryshimi i fundit të projektit është bërë në 2024, një muaj para aprovimit në KKT. Ne nuk vejmë në dyshim projektin, po procedurat dhe ndryshimet që çuan deri në prishje. Konsultim në 2021 dhe shpronësim në 2025?! Jemi shumë larg në kohë. Ky projekt ka degraduar…” shprehet Entela Koja, banore. “Shtëpi që nuk kanë lidhje me zbulimin e Amfiteatrit, po thjesht me grabitjen e pronës”, thotë një tjetër banor. Tensione pati dhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku diskutimi mbi projektin TID shkaktoi debate. Këshilltarët e opozitës dolën në krah të banorëve dhe kërkuan nga Bashkia informacion mbi procedurat dhe tjetërsimin e projektit, si dhe shpronësimet që nuk përputhen me vlerat reale të tregut. Sipas Bashkisë, projekti është hartuar prej katër vitesh dhe banorët janë informuar përmes dëgjesave publike të bëra në vitet 2021-2022, ndërsa projekti është formalizuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) E pranishme në mbledhje, përfaqësuesja e banorëve të prekur nga projekti që synon transformimin urban të zonës historike të qytetit u shpreh se nuk morën përgjigje për pyetjet e ngritura, ndërsa këshilltarë të opozitës deklaruan se do të qëndrojnë në krah të tyre. “Si arrin një ent i huaj të bëjë një plan vendor të detajuar, pa dijeninë tuaj?”, shton banorja Entela Koja. “Nga një projekt restaurues për rijetësimin e zonës historike të Durrësit, në një projekt shkatërrues që shemb shtëpitë e durrsakëve dhe merr pronat e tyre pa asnjë marrëveshje me ta. Kjo është zemra e Durrësit të vjetër. Ne kurrë nuk do të heshtim.”, u shpreh Eda Harizi, Këshilltare Bashkiake. Protesta vijoi edhe pas mbledhjes, ndërsa banorët shprehen të vendosur të mos tërhiqen nga kërkesa për një zgjidhje të drejtë.

Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27
Top Channel/ ‘Nuk ka më kthim pas’, Rama: Kosova nuk mund të kthehet më në një fantazi serbe
10/11 19:03
Top News – ‘Zgjedhorja’, BE kërkon rezultate/Ambasadorja De Sousa takon bashkëkryetarët e Komisionit
10/11 18:57
Top Channel/ ‘Të gjitha prokurimet bëhen nga IA’, Rama: Inteligjenca artificiale është bekim për…
10/11 18:52
Top News-15 vite nga vrasja e Diana Kastratit/ Autori në arrati, shtyhet gjyqi ndaj Adnon Jasharit
10/11 18:49
Top Channel/ ‘Shpresoj që Be të shpëtojë prej vetvetes’,Rama: Shqipëria do jetë mirë, por…
10/11 18:48
Top Channel/ Shteti Bektashi?, Rama: Po punojmë për ta realizuar, fqinjët nuk i zgjedh dot, kemi…
10/11 18:40
Top Channel/ ‘Të gjitha prokurimet bëhen nga IA’, Rama: Inteligjenca artificiale është bekim për…
10/11 18:39
Top Channel/ ‘Dolëm si talebanë perëndimorë’, Rama: Shqiptarët të veçantë, historia jonë ndryshe…
10/11 18:36
Top Channel/ Protestat në Shqipëri, Rama nga Parisi: Kanë veçantitë e tyre, dallimi mes atyre që…
10/11 18:25