Vetëm pak orë pasi gjykata vendosi të lirojë 14 personat e arrestuar për incidentet e 1 shtatorit para kryeministrisë, protestuesit u grumbulluan sërish në bulevard për tubimin e 97-të, duke akuzuar se ndalimet e policisë u bënë me urdhër të kryeministrit. Organizatorët u zotuan se protesta do të vazhdojë dhe mesazhet e forta do të jenë ditën e parë të parlamentit më 7 shtator. Prej fillimit të protestës deri në marshimin përmbyllës të saj u kërkua largimi i klasës aktuale politike.