Sheshi përpara kryeministrisë u bë për të 66-ën ditë vendtakimi i protestuesve që kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Nga sheshi i protestës u kundërshtua harta e re territoriale por edhe vendimi për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër. Thirrjet e protestuesve adresuan sërish edhe SPAK-un. Pas fjalimeve, ku pati edhe përfaqësues të diasporës, protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me të njëjtat thirrje