Protesta është futur sot në ditën e saj të 113-të. Si çdo ditë tjetër, protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku po mbajnë fjalimet e përnatshme, poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Më kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, ata kanë bërë thirrje për një tjetër protestë të enjten e ardhshme para Kuvendit gjatë zhvillimit të seancës plenare. “Të enjten të jemi sa më shumë para Kuvendit”, u shpreh një nga aktivistët.