Protestuesit kërkuan edhe në ditën e 111 largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë klasës politike. Në fjalimet e përnatshme kërkuan të lihen mënjanë dallimet gjeografike dhe protagonizmi i individëve të veçantë, duke propozuar që vendimet në merren në mënyrë kolegjiale. Organizatorët gjithashtu përsëritën edhe një herë kërkesat e parashtruara javë më parë, duke kërkuar mes të tjerash edhe një qeveri teknike si dhe zgjedhje të parakohshme. Marshimi, ashtu si çdo mbrëmje u krye në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit nën thirrjet për bashkim të qytetarëve me bindje të ndryshme partiake që ti bashkohen sheshit.