Në ditën e tretë të protestës për hyrjen dhe vijimin e punimeve në aeroportin e Vlorës, situata sot është paraqitur më e qetë. Ka pasur më pak punëtorë të pranishëm, ndërsa përfaqësues të kompanisë Mabco kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për të mundësuar hyrjen në kantier dhe vijimin e punimeve, me qëllim përfundimin e projektit të aeroportit të Vlorës.