Për 73 ditë me radhë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u përsërit e njëjta thirrje: dorëheqje e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Protesta e bulevardit kujtoi edhe njëherë kërkesat për qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese. Protestuesit nuk kursyen as opozitën, ndërsa pas fjalimeve poshtë Kryeministrisë, ata iu drejtuan rrugëve të kryeqytetit. Me thirrjet për rrëzimin e politikës, protestuesit zhvilluan marshimin e përnatshëm dhe njoftuan ritakim sërish të mërkurën.