Dërgesat e karburantit janë bllokuar nga të gjitha rafineritë franceze, trenat janë ndalur e prodhimi I energjisë është reduktuar në mesin e ditës së gjashtë të grevave të organizuara nga sindikatat vendase kundër planit të reformës së pensioneve që trumpeton me të madhe presidenti Emmanuel Macron. Qëllimi I protestuesve është t`I ndalojnë planet e qeverisë për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç. Mbështetja për ta në popull, po rritet.