Protesta e Tiranës doli me një afat të ri për dorëheqjen e klasës politike. Në ditën e 72, protestuesit patën këtë mesazh për deputetët dhe gjithë politikanët. Thirrjet që mbizotëruan në protestën e bulevardit edhe këtë të hënë ishin për revolucion. Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit zhvilluan marshimin e përnatshëm në rrugët e kryeqytetit. Thirrja mbetej e njëjtë për qytetarët, që t’i bashkohen protestës në shesh kundër politikës.