Për 75 ditë me radhë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon thirrja për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Protesta e 75 e bulevardit përsëriti kërkesën për qeveri teknike, duke ritheksuar se nuk do të largohen nga sheshi. Nga bulevardi u njoftua se të premten në protestë do të bashkohet edhe diaspora.