Sot mbahet protesta e 16-tw, ku fillimisht nisi në sheshin “Skënderbej” grumbullimi i qytetarëve. Si çdo ditë tjetër, qytetarët do të mblidhen në shesh për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u stacionuar më pas para Kryeministrisë, aty do të mbajnë edhe fjalimet e tyre. Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë, gjatë fjalës së tyre me megafon, organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përçahen gjatë marshimit dhe të mos përsëriten incidentet e mbrëmshme.