“Protestë kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani”; me këtë thirrje komuniteti shqiptar në Angli organizoi grumbullimin në Westminster Bridge, pranë parlamentit ne Londer. Tubuesit flasin për retorikë në kufijtë e racizmit nga ana e sekretares së brendshme britanike Suela Braverman, e cila pohoi përpara ligjvënësve vetëm shqiptarët e mbërritur me gomonet e jo 11 nacionalitetet e tjera të rreth 40.000 personave që kanë zbarkuar këtë vit në brigjet angleze.