Disa dhjetëra blegtorë të rretheve të Jugut bllokuan sërisht sot rrugën nacionale Kardhiq -Delvinë në hyrje të këtij aksi tek Ura e Kardhiqit. Ata përsëritën kërkesat shumëvjeçare mbi problematikën e sektorit të lidhura me çmimet e produkteve blegtorale, subvencionet e pamjaftueshme, kufizimin e kullotave dhe kërkesa që kanë të bëjnë me kontratat e shitjes së mishit.