Javën e dytë të këtij viti akademik, pedagogët e kanë nisur sërish me protestë. Ata janë mbledhur para Fakultetit Politeknik, ku theksojnë kërkesën e tyre kryesore, rritjen e pagave. Pedagoget nuk dorëzohen përballë qeverisë. Që prej më shumë se një muaji, sindikata e universiteteve përsërit kërkesat e palëkundura për të kthyer dinjitetin e pedagogëve me dyfishimin e pagave dhe investimin në kërkimin shkencor edhe kushtet infrastrukturore.