Fiqiri Sinani, është një fermer i zhgënjyer. Nga Lushnja ai ka ardhur në parlament për të protestuar për të drejta që sipas tij i janë mohuar. “Të shkarkohet ministrja Frida se ka abuzuar me fondet e Bashkimit Europian”. Fermeri nga Lushnja është shpallur fitues në fondet e Bashkimit Europian, por akuzon ministren e bujqësisë Frida Krifcan se ka favorizuar individë që nuk e meritonin.