Protesta e bulevardit distancohet nga “Kuvendi Kombëtar Qytetar”, që u mblodh të shtunën nga një grup protestuesish, ku nuk munguan debatet, e deri përplasjet fizike. Nga sheshi, organizatorët e protestës bënë thirrje për bojkotin e Kuvendit Kombëtar, që sipas tyre, nuk përfaqëson tubimin që vijon prej 49 ditësh.