Në protestën e 88 para kryeministrisë organizatorët kërkuan sërish dorëheqjen e kryemiinstrit Rama dhe bënë thirrje për qeveri teknike. Disa nga pjesëmarrësit kritikuan projektin “pasqyrë albania” dhe i bënë apel spak-ut që të hetojë pasuritë e pushtetarëve dhe të nisin arrestimet vjeshtë. Protestuesit u bënë thirrje emigrantëve që të organizohen gjatë muajit shtator dhe të bashkohen sërish në Tiranë për t’i dhënë një mesazh klasës aktuale politike. Pas fjalimeve poshtë godinës qeveritare, protestuesit marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit.