Ndryshe nga ditët e fundit ku thirrjet e protestuesve përfshinë disa herë, Prokurorinë e Posacme, në protestën e 68-të ata patën një kërkesë edhe për gjykatën e Lartë. Gjatë fjalimeve të përditshme përpara zyrës së kryeministrit, protestuesit kundërshtuan sërish hartën territoriale të propozuar nga socialistët. Sërish, numri i pjesëmarrësve nuk regjistroi ndryshim duke mbetur i ulët. Edhe ky tubim u mbyll me marshim nëpër rrugët e kryeqytetit..