Top Channel/ Protesta e 26 nëntorit, Berisha: Mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar
23/11/2024 19:23

Në mbledhjen e drejtuesve politikë të PD-së, Sali Berisha ka folu5r për protestën e 26 nëntorit, ose siç e quan ndryshe mosbindja civile. Ai bëri thirrje, se në protestën që do të mbahet në orën 17:00, Tirana duhet të jetë në duart e qytetarëve. Ndër të tjera, Berisha tha se protestuesit nuk duhet të preken. “Kjo mbledhje e thirrur me urgjencë lidhet me protestën, me marshimin në Tiranë të qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me datën 26 nëntor, ora 5. Koha në të cilën thirret jo protesta, por mosbindja civile, është e shkurtër. Por, revolta, zemërimi i qytetarëve ndaj qeverisë rritet me shpejtësi progresive nga java në javë. Zemërimi ndaj saj është i pandalshëm. Në këtë kuadër mund të themi se protesta e datës 26 nëntor është një hap i vonuar. Ndaj dhe kërkoj nga ju, nga kryetarët e degëve, kryesitë e degëve, anëtarët e kryesive, kryetarët e grupseksioneve, anëtarët e grupseksioneve dhe mbështetësit tanë, një mobilizim të jashtëzakonshëm në mënyrë që Tirana me datë 26 të jetë e tëra në duart e qytetarëve dhe jo të qeverisë. Asgjë nuk ka më të pamëshirë se kohën dhe këtë duhet ta kemi të qartë secili nga ne. Kjo narkoqeveri nuk meriton asnjë minutë kohë të vetme. Sulmi dhe vetëm sulmi duhet të jenë qëndrimet tona. Mosbindja civile e ditës së martë, marshimi në Tiranë, duhet të jetë një triumf i vërtetë i revoltës, i zemërimit, i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve në kryeqytetin e tyre. Ndaj dhe, të nderuar drejtues politikë të qarqeve, duhet marrë çdo masë për një dyndje masive të opozitarëve në Tiranë. Duhet të marrim çdo masë për të dëshmuar përpara shqiptarëve se ne jemi shumica, dhe jo vetëm shumica politike, por edhe shumica numerike dhe se narkodiktatura nuk ka të ardhme. Por unë jam këtu për të paralajmëruar, mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar“, tha Berisha.

Top Channel/ ‘Në Itali quhen vandalët e vegjël, këtu heronj’, Rama: Nuk do të ketë një 21 janar…
21/10 12:20
Top Channel/ “Ata me kapuç do i ndjekim ‘këmba këmbës’”,Rama: Do i ndalojmë aksesin si njerëz të..
21/10 12:20
Top Channel/ ‘I neveritur për ata që i fryjnë zjarrit të urrejtjes’,Rama:Jemi miq me Izraelin dhe…
21/10 12:13
Top Channel/ ‘Qeveria do paguajë 50% të qirasë së studentëve’, Rama: Shtëpi me interes 0 për…
21/10 12:05
Top Channel/ FT: Rusia ka ndërhyrë në protesta, BE-ja ka nisur hetim për trazirat në Francë!
21/10 12:03
Top Channel/ ‘Jashtë kësaj dhunë ka një Shqipëri me halle’, Rama: Kjo do kalojë por s’do harrojmë…
21/10 12:02
Top Channel/’Histeri dhune’, Rama takim me drejtues të Bankave:Kjo lidhet edhe me atë që po ndodh…
21/10 12:02
Top News- “Edi Rama zgjat fundin e tij të pashmangshëm”, Berisha: Të mbështesim studentët
20/10 19:26
Top Channel/ Balla flet për ligjet e integrimit që kanë marrë OK, nga BE dhe duhen miratuar
20/10 12:22
Top Channel/ Rama fton në dialog të rinjtë, kryeministri takon drejtuesit e gjimnazeve
20/10 12:21
Top Channel/ “Kush dhunon do të ndiqet nga hija e shtetit”/ Rama: Arrestimet e policisë të ligjshme
20/10 09:26
Top Channel/ ‘Të rrish nën shiun e këtyre gurëve…’, Rama: S’ka asnjë reagim disproporcional
20/10 09:15
Top Channel/ “Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal”/ Rama: Me gurin keni vetëm dy mundësi…
20/10 09:15
Top Channel/ ’Ky agresion është 360 gradë’, Rama: Shqetësimet janë reale, por kjo situate po…
20/10 09:15
Top Channel/ ‘Padije dramatike’, Rama: Kur pashë dje që vandalizonin librin e Fishtës, mendova…
20/10 09:14
Top Channel/ ‘Situata jonë më e komplikuar’, Rama: Një pjesë e vajzave dhe djemve të rinj janë…
20/10 09:14
Top News – ‘Policia, jo mburojë e Ramës’. Berisha: Nuk dëgjoi protestat paqësore, tani do dialog
19/10 19:38
Top News-Berisha fajëson edhe SPAK për protestat: Humbi legjitimitetin! U kthye në organizatë partie
19/10 17:05
Top Channel/ ‘Dorëzoni detyrën, hidhni kapelet’, Berisha apel Policisë: Qëndroni në anën e drejtë…
19/10 12:21
Top Chanenl/ ‘Ky është birbo’,Berisha për Ramën: E krahason veten me Macron dhe quan protestuesit…
19/10 12:15