Pas përplasjeve te Parlamenti, protesta ndali ritmin në mbrëmje. Nuk pati më përplasje, por sheshin e mbizotëruan thirrjet kundër politikës. Mesazhet kryesore poshtë Kryeministrisë ishin sërish për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, që u në “arrest shtëpie”. Për 117 ditë me radhë, në bulevard u përsërit thirrja për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës së vjetër politike. Në protestën e 117, organizatorët njoftuan se do të ketë tubim para Parlament në çdo seancë plenare. Edhe seanca e kësaj të enjteje i mblodhi protestuesit, që prej orëve të para të mëngjesit, para godinës së Parlamentit, ku nuk munguan përplasjet e forta me policinë.