Pas mbylljes nga ARRSH të pikës së njohur me emrin ‘pushimi i shoferit’ në autostradën Lushnjë-Fier, banorët e kësaj zone kanë dalë në protestë kësaj të shtune. Ata mbajtën të bllokuar për 20 minuta rrugën, duke sjellë kaos në qarkullimin e mjeteve. Në të dy anët e saj vargu i mjeteve arriti deri në mbi 4 km. Banorë nga Kemshitaj dhe Krutje kërkojnë ndërtimin e një rruge dytësore ose mbikalim për automjetet