Pas takimit zyrtar me Aleksandar Vucic, Angela Merkelin e priste një darkë me presidentin serb dhe bashkëpunëtorët e tij. Mediat serbe mbuluan cdo detaj të vizitës së kancelares, e nuk kanë lënë jashtë vëmendjes as menunë që i ishte rezervuar asaj. Në restorantin që përgatiti ushqimin, të gjithë ishin shumë nervozë, thonë ato. Merkelit i është shërbyer vetëm ushqim tradicional që çdo mikpritës në Serbi do t`i nxirrte dikujt i cili i vjen për vizitë në shtëpi.