Organizatat e dala nga lufta nuk kanë pranuar propozimet e Qeverisë së Kosovës për t’i ndalur protestat. Në një letër që ka publikuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL – UCK-së, Faton Klinaku sqaron se propozimet e kryeministrit Albin Kurti ndërhyjnë në procesin gjyqësor të pastrimit të listave të veteranëve.