Top Channel/ Propozimi i ri i Iranit për SHBA, uraniumin ta marrë Rusia. Reagoj Trump
18/05/2026 19:56

Teherani ka paraqitur një propozim të ri ndaj Uashingtonit, duke lënë të hapur mundësinë e një pezullimi afatgjatë të programit të tij bërthamor. Presidenti amerikan Donald Trump ndërkohë ka rritur tonet paralajmëruese ndaj Iranit. Gjatë një takimi me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në klubin e tij të golfit në Virxhinia, Trump deklaroi në rrjetin Truth Social se “Irani duhet të veprojë, koha po mbaron”. Sipas CNN, në mbledhjen për diskutimin e hapave të ardhshëm lidhur me luftën dhe situatën rajonale morën pjesë zëvendëspresidenti J.D. Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe i dërguari special Steve Ëitkoff. Nga ana tjetër, negociatat duket se vazhdojnë. Agjencia Tasnim raporton se Irani ka paraqitur një propozim me 14 pika, i cili fokusohet në përfundimin e luftës dhe uljen e tensioneve. Sipas raportimeve të Al Arabiya, të bazuara në burime jozyrtare, Teherani është i gatshëm të pranojë një ngrirje afatgjatë të programit bërthamor, por jo çmontimin e plotë të tij. Sipas këtij skenari, rreth 400 kilogramë uranium i pasuruar do të transferohej në Rusi dhe jo në Shtetet e Bashkuara. Propozimi përfshin gjithashtu një armëpushim në disa faza dhe hapje graduale të Ngushticës së Hormuzit, me rol garantues të Pakistanit dhe Omanit në rast përshkallëzimi. Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë njoftuar krijimin e një strukture të re për administrimin e Ngushticës së Hormuzit, të quajtur Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik, ndërsa paralajmërohet edhe vendosja e një tarife për anijet që kalojnë në këtë korridor jetik energjetik.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48