Top Channel/ Propozimi i KE: Asnjë kufizim udhëtimi për personat e vaksinuar!
31/05/2021 14:59

Komisioni Europian u propozoi vendeve anëtare të BE-së që t`i lehtësojnë që të gjitha gradualisht masat e udhëtimit gjatë verës. argumenti kryesor i tij ishte se fuqia e pandemisë ka rënë, ndërsa numri i personave të vaksinuar sa vjen e rritet. Për këtë arsye, dhe po bën përpjekje që të harmonizohen masat e udhëtimit të cilat do të vlenin për të gjitha vendet anëtare. Propozimi i komisionit është që personat të cilët janë vaksinuar krejtësisht të përjashtohen nga testimi apo karantina kur udhëtojnë nga një vend i bllokut në një tjetër. Komisioneri europian i drejtësisë, Didier Reinders, paraqiti detajet e këtij propozimi sipas të cilit personat që të kenë certifikatën dixhitale të COVID-19, përmes së cilës dëshmojnë se kanë marrë dozën e fundit të vaksinës, nuk duhet t`i nënshtrohen asnjë mase kufizuese. Që kjo të jetë e mundur, ata duhet ta kenë marrë dozën e fundit të vaksinës të paktën 14 ditë para udhëtimit. E njëjta gjë do të duhet të vlejë edhe për personat të cilët dëshmojnë se e kanë kaluar infektimin nga ky virus. Të miturit që udhëtojnë në shoqërinë e atyre që gëzojnë këto mundësi do të duhej të kenë të njëjtat të drejta.Për të tjerët, Komisioni Europian ka propozuar që masat të zbatohen varësisht se nga cila zonë arrijnë në BE. Për ata që mbërrijnë nga zonat e gjelbra nuk do të ketë asnjë masë kufizuese, për ata nga zonat portokalli do të kërkohet vetëm testi negativ, por jo edhe karantina, ndërsa për ata nga zonat e kuqe do të kërkohet izolim vetëm për kohën që do të jenë në pritje të rezultatit të testit.Vetëm për qytetarët që vinë nga zona “e kuqe e mbyllur”, pra ato që kanë një situatë të rëndë epidemiologjike, do të kërkohet testimi dhe karantina e plotë. Komisioni ka kërkuar që testet PCR të pranohen me një afat prej 78 orësh, ndërsa ato të shpejta të jenë të vlefshme për 48 orë.

Top News – Trump kërcënon me non grata. Penalizim kush pengon zbatimin e ujdisë së Ohrit
19/12 23:00
Top Channel/ SHBA, sanksione të reja në Ballkan, Bllokim pasurie dhe vizash për të korruptuarit
19/12 22:54
Top Channel/ BE akordon 90 miliardë euro hua për Kievin, SHBA: Paqe brenda vitit
19/12 22:41
Top Channel/ Rusia e gatshme për paqe, deklarata e fortë e Putin: Nuk do të ketë më luftë nëse…
19/12 22:40
Top Channel/ E moshuara vdes para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle
19/12 21:43
Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
DIGITALB DIGITALB