Pronësia intelektuale, përkatësisht e drejta është faktor ndikues në zhvillimin ekonomik të vendit, po ashtu edhe në stimulimin e krijimtarisë kulturore dhe kreative. Nisur nga botimi i një studimi “E drejta e autorit dhe informaliteti” nga autori Enea Sheqi, Qendra e Librit organizoi një tryezë të rrumbullakët për sa i përket ruajtjes së të drejtës së autorit dhe informalitetit në tregun e librit në Shqipëri.