Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u renditën një sërë arsyesh për të cilat protestohet. Si çdo ditë grumbullimi i protestuesve ka nisur në sheshin Skëndërbej, e mandej tubuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Me pankarta në duar dhe thirrje me megafon, ata kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe një qeveri teknike.