Dy pronarë të një dyqani elektro-shtëpiakesh, në zonën e ish-Doganës në kryeqytet, kanë ushtruar dhunë ndaj një klienteje. Policia arrestoi shtetasit Sefedin Ahmetaj, Edjola Harunaj dhe Emilio Jani, që akuzohen se kanë mbyllur dhe dhunuar fizikisht në dyqanin e tyre klienten, që kërkoi të kthente frigoriferin që kishte blerë në biznesin e tyre, me arsyetimin se kishte defekte teknike. Gjatë ndërhyrjes së forcave blu, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa Edjola Harunaj dyshohet se ka goditur një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Ndërkohë në pranga u vu edhe një 22-vjeçar, pasi u prezantua si punonjës policie me dokument të dyshuar të falsifikuar si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak, një sasi e konsiderueshme parash dhe sende me simbolet e Policisë së Shtetit.