Top Channel/ Prokurorja e Përgjithshme paralajmëron ata që duan të sabotojnë agjendën e Trump
06/02/2025 22:07

Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, pritet të urdhërojë një rishikim të çështjeve të ngritura kundër Presidentit Donald Trump, përfshirë ato të ndërmarra nga prokurorët në Nju Jork, të cilët e mundën presidentin me sukses në gjykatë. Në ditën e saj të parë pasi u betua sot, Bondi synon të lëshojë një sërë memorandumesh që synojnë të frenojnë të ashtuquajturin “armatim” të Departamentit të Drejtësisë, sipas CNN. Bondi, jo vetëm që do të kërkojë rishikimin e çështjeve penale dhe civile kundër Trump, duke përfshirë dy rastet federale të paraqitura nën administratën e ish-presidentit Joe Biden, ajo gjithashtu do të lëshojë një paralajmërim për punonjësit se nëse ata do t’i shërbejnë vetes dhe jo Presidentit Trump, do të ndëshkohen. Memorandumet e raportuara fillimisht nga Fox News, janë pjesë e përpjekjeve të planifikuara për të hetuar dhe zhbërë lëvizjet ligjore nga administrata Biden, duke treguar “dorë të hekurt” në mandatin e saj si zyrtarja më e lartë e zbatimit të ligjit në vend. Në një memo, Prokurorja e Përgjithshme do të krijojë një grup pune për të shqyrtuar veprimet e zbatimit të ligjit të miratuara nën administratën e Biden për çdo shembull të mundshëm të “drejtësisë së politizuar”(ndikimi i bindjeve politike në vendimmarrje). Në një memo tjetër, Bondi do të paralajmërojë zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë se ata nuk mund të vendosin bindjet e tyre politike para argumenteve që administrata Trump parashtron në gjykatë dhe se nëse e provojnë, ata do t’i nënshtrohen masave disiplinore ose pushimit nga puna.

Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55