Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela ka mbërritur paraditen e sotme në prokurorinë e Fierit. Në hyrje prokurori është ndaluar nga disa qytetarë që e kanë pyetur për çështjet e tyre me drejtësinë. “I kanë bërë akt akuzë djalit me prova të rreme, i kanë bërë këtë oponencën, çuni im ka qenë më furgon”, dëgjohet një zonjë t’i thotë, ndërsa Çela i kërkon që të bëjë një njoftim pranë zyrës së tij.