Prokuroi Petrit Çano i cili ndodhet në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë në Këlcyrë, është shprehur se identiteti i 7 emigrantëve që ndërruan jetë nuk është zbuluar ende dhe nuk dihet se çfarë shtetësie kanë. Sipas prokurorit kur të identifikohen, do fillojë dhe bashkëpunimi me ambasadat përkatëse.