Shndërrimi i piramidës në një qendër multifunksionale për qytetarët e Tiranës po konkretizohet dita ditës. Kantierin e ndërtimit e vizitoi këtë të shtunë arkitekti me famë botërore, që realizoi projektin, Winy Mass, i cili tha se punimet janë drejt fundit.