Banorët e zonës së Paskuqanit u ngritën gjatës ditës së sotme në protest për të kundërshtuar devijimin e projektit të Unazës së Madhe. Sipas tyre nga ky devijim preken më tepër se 100 godina. Banorët tentuan të bllokonin rrugën por nuk u lejuan nga efektivët e policisë. Sipas autoritetit Rrugor Shqiptar për projektin e Unazës së Madhe nuk ka devijim. Gjurma e projektit është miratuar nga të gjitha instancat shtetërore dhe nga këshilli kombëtar i territorit.